Volkswagen zbulon disa detaje rreth modelit të ri T-Cross 2019, përpara debutimit zyrtar të saj

ardita 0

Volkswagen ka konfirmuar se T-Cross do të prezantohet këtë javë në një aktivitet në Amsterdam me 25 tetor. 

Së bashku me shpalljen e datës së prezantimit të saj, kompania zbuloi edhe disa skica të projektimit të makinës, duke zbuluar në këtë mënyrë pak nga dizajni i automjetit. T-Cross ka shumë ngjashmëri me makinën e famshme Polo.

Modeli i ri do të vije me një motor 1.0 litërsh me tre cilindra dhe 1.5 litërsh turbo. Po ashtu ekziston edhe modeli 1.6 litërsh diezel.

Kompania publikoi në Twitter videon që ndodhet më poshtë të modelit T-Cross i cili do të vijë me një spekter të guximshëm ngjyrash. Çmimi i pritur për makinën ka të ngjarë të nisë nga rreth £17,000.

This post is also available in: English