Volkswagen zbulon disa detaje të reja për modelin e saj më të ri Jetta GLI

ardita 0

Në janar të vitit 2017, modeli i ri nga Volkswagen i quajtur Jetta nuk i plotësoi pritshmëritë që kishim dhe kritikët e vlerësuan me nota jo shumë të kënaqshme.

Në krahasim me modelet e tjera paraardhëse, kjo makinë konsiderohej se ishte punuar pa kujdesin e duhur. Por menjëherë zyrtarët e Volkswagen-it kanë bërë të ditur planet, që me modelin GLI do ta kthejnë lavdinë e dikurshme në linjën e prodhimit Jetta.

Zyrtarët gjithashtu njoftuan që kjo makinë do të lançohet në fund të këtij viti, ka shumë mundësi që do të prezantohet tek “Auto Show” në Los Angjelos.
 

Kjo makinë do të ketë pjesët më të mira nga modeli GTI, si sistemin e rrotullimit dhe forcën tërheqëse të pjesës së pasme. Kjo platformë do të përdoret  në të ardhmen tek të gjitha modelet nga Golf.

Do të ketë të vendosur motorrin e GTI me 2.0 litra dhe me katër cilindra, prodhon 220 kuajfuqi. Po punohet akoma për rritjen e rehatisë dhe për shumë detaje të tjera rreth pamjens së jashtme.

Lini një Përgjigje