Volkswagen zbulon Transporter-in e ri, ja çfarë karakteristikash ka

ardita 0

Edhe pse gjenerata e gjashtë e Transporter doli në 2016, Volkswagen është ende i etur për të prezantuar një përditësim të plotë.

Pas arritjes së shitjeve kumulative prej gati 12 milionë njësive që nga fillimi i saj, furgoni jashtëzakonisht popullor po hyn në fazën T6.1  me një vështrim të përditësuar që paraqet një grilë më të madhe dhe të unifikuar që plotëson dritat në të njëjtën mënyrë si modeli Arteon dhe Touareg SUV.

Në Transporterin e ri, VW ka shtuar sistemet e sigurisë si asistimi në trafik (Traffic Assist), asistimi në trafik (parking assist) e asistim në rimorkio (trailer assist).

Një varg i gjerë i motorëve do të ofrohen me të, duke filluar me 4 versione të motorit 2.0 litërsh me katër cilindra turbo diesel me kuajfuqi të ndryshme, duke filluar nga 87 kuajfuqi e deri te ai më i fuqishmi me 193 kuajfuqi.

Risia më e madhe që Volkswagen sjell me këtë model është versioni i gjithi elektrik që prodhon 108 kuajfuqi e që mund të përshkoj deri në 400 kilometra rrugë me një mbushje të vetme të baterive.

 

This post is also available in: English