Volkswageni po zgjeron familjen “ID” me një model më të vogël

ardita 0

Prodhuesi gjerman prestigjioz i automjeteve, Volkswagen, është duke zgjeruar familjen “ID”. Modeli më i vogël i kësaj serie elektrike quhet ID.1, ndërsa modelin e-Up do ta dërgojë në “pension”, shkruan revista e njohur gjermane “Auto Bild”.

Megjithatë, për të arritur dimensionet më të vogla të mundshme, Volkswageni duhet të modifikojë platformën elektrike MEB. Kjo veturë e vogël pesë-dyershe në version Hatchback, do të ofrojë mjaftueshëm hapësirë.

Volkswagen ID.1 do të ketë bateritë me kapacitete më të vogla se pjesa tjetër e familjes “ID”, sepse planifikohet të jetë veturë e dedikuar për qytet. Po ashtu, do të jetë në dispozicion me dy versione të baterive: 24 dhe 36 kWh.

Gjithashtu, me vetëm një mbushje të baterisë do të mund të lëvizë deri në 300 kilometra.

Volkswagen ID.1, po ashtu, mund të lançohet në vitin 2023 me çmim fillestar që mund të jetë nën 20,000 euro.