Volkswageni prezanton konceptin elektrik Golf R me 670 kuajfuqi

ardita 0

Volkswagen Golf 8 më i fuqishëm, nuk do të jetë Golf GTI me 245 kuajfuqi, as Golf GTI Performance me 280 kuajfuqi, e as Golf R me motor benzinë e kapacitet prej 333 kuajfuqi.

Golf 8-shi më i fuqishëm, në fakt, do të jetë versioni i tij elektrik. Këtë fundjavë, në ngjarjen “GP Ice Race” në Austri, është prezantuar versioni elektrik i modelit Golf R me kapacitet prej 500 kW/ 670 kuajfuqi e dy motorë elektrikë, nga një për secilin bosht.

Ky Golf R elektrik ka karrocerinë e Golf TCR-së, i cili është model për gara, si dhe vjen me platformën e modelit elektrik ID R, i cili ka shënuar rekorde në garat e veturave elektrike në pistat e njohura si Pikes Peak, Nurburgring, Goodwood dhe Tianmen Mountain.