Volvo 360c është një shtëpi mbi rrota

armir 0

Kjo makinë elektrike ju lejon të flini brënda saj gjatë rrugës për në shtëpi duke shpëtuar kështu nga drejtimi i automjetit.

Volvo 360c është komplet autonome. Nuk ka nevojë për shofer ta drejtojë atë dhe pjesa e brendshme e makinës është komplet e ndryshme. Vendi i fjetjes ju lejon të flini qetësisht ndërsa makina lëviz vetë në destinacionin e caktuar.

Pjesa e argëtimit ju lejon të festoni ndërsa jeni rrugës për në një festë tjetër. Pjesa e dhomës së ndenjes ju mundëson të udhëtoni pa e ndjerë mungesën e shtëpisë aktuale. Zyra është e kompletuar dhe ju mbetet të punoni gjatë kohës që jeni në lëvizje.

Ky model, Volvo 360c, është pjesë  e vizionit të kompanisë për udhëtimet në të ardhmen. Është një makinë komplet autonome, elektrike dhe e sigurtë.

Ndërsa kjo makinë është akoma koncept, thuhet që do bëhet një mbledhje për më shumë ide ndërsa koha kalon.Kjo makinë mund të jetë një rovolucion në mënyrën e të udhëtuarit.