Volvo do të instalojë kamera dhe sensorë që do të monitorojnë shoferët e dehur ose të shpërqendruar

ardita 0

Volvo do të prezantojë kamerat dhe sensorët që do të vendosë nëpër makina për të monitoruar shoferët e dehur ose të shpërqendruar. Nëse do të jetë e nevojshme teknologjia do të lejojë makinën “të ndërhyjë nëse një shofer është i dehur apo i shpërqendruar që nuk i përgjigjet sinjaleve paralajmëruese dhe rrezikon një aksident që përfshin lëndime serioze ose vdekje”, tha kompania.

Makina mund të përgjiigjet duke kufizuar shpejtësinë ose ngadalësuar dhe e parkon makinën në një vend të sigurtë. Volvo shpreson të fillojë instalimin e kësaj teknologjie nga viti 2020. Njoftimi, i bërë këtë javë është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të rritur sigurinë e automjeteve të saj.

Në fillim të këtij muaji, prodhuesi i makinave njoftoi se do të kufizonte shpejtësinë në të gjitha makinat e veta pas 2020-ës deri në 180 kilometra në orë. Politikat e reja të kompanisë janë pjesë e qëllimit të saj Vision 2020, i cili përpiqet të eliminojë viktima ose lëndime të rënda gjatë ngasjes së një automjeti Volvo në vitin 2020. 

This post is also available in: English