Volvo do të prodhojë një makinë të re elektrike çdo vit deri në 2025

liridona 0

Presidenti i Volvo Cars Anders Gustafsson tha se ky është vetëm fillimi i ekspansionit prodhuesit Suedez drejt segmentit të makinave elektrike.

Modeli elektrik Volvo XC40 debutoi ditën e Mërkure së bashku me një premtim nga marka Suedeze e prodhimit të makinave.

Presidenti i Volvo Cars Anders Gustafsson tha se ky është vetëm fillimi i ekspansionit prodhuesit Suedez drejt segmentit të makinave elektrike.

“Ne do të prezantojmë një makinë elektrike çdo vit deri më 2025,” tha Gustafsson në aktivitetin e prezantimit të XC40 në Los Angeles.

Gjithashtu tha se çdo platformë që do të ndërtohet tani e tutje, do të përgatitet për elektrifikimin e saj në të ardhmen.

Platforma e ardhshme madhore e Volvo do të vijë në 2021 me modelin XC90. Prodhimi i këtij të fundit nis në 2022.

Volvo XC40 pritet të dalë në shitje në fund të 2020.