Volvo hedh një tjetër hap drejt ofrimit të makinave me siguri të lartë.

liridona 0

Prodhuesi suedez i makinave Volvo shpreson të forcojë reputacionin e tij për drejtimin e makinave me siguri të lartë. Volvo do të instalojë kamera dhe sensorë në makinat që do të prodhohen pas vitit 2020.

Ky instalim i kamerave dhe sensorëve bëhet për të monitoruar drejtuesin e mjetit për shenja të dehjes ose shpërqendrimit. Më pas për të ndërhyrë për të parandaluar aksidentet.

Karakteristikat e sigurisë shënojnë një hap tjetër të markës Volvo drejt zotimit për të eliminuar dëmtimet e pasagjerëve.

Teknologjia që mbështet manovra të tilla është zhvilluar së shumti vitin e kaluar kur kompania filloi të fokusohet në makinat autonome.

Volvo po ndërton një makinë autopilot për autostrada, që nuk ka nevojë për shofer. Kjo po zhvillohet në bashkëpunim me prodhuesin e pjesëve auto Veoneer.

Kompanitë shpresojnë të rrisin shitjet e makinave me siguri të lartë që drejtohen pa shofer. Ato shpresojnë që shitjet e këtyre makinave të jenë sa një të tretat e shitjeve totale, deri në vitin 2025.

Nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore janë shoferët e alkoolizuar, të lodhur ose të shpërqendruar nga telefoni. Sipas Volvo, në momentin që vërehen shenja të tilla nga shoferi, makina do të limitojë shpejtësinë. Do të sinjalizohet shërbimi ndihmës Volvo On Call, do të ngadalësohet dhe do të parkohet makina.

Kompania ka bërë të ditur se pas 2020-ës nuk do të ketë më makina Volvo me shpejtësi më të madhe se 180 km/h.

Sipas shefit ekzekutiv të Volvo, strategjia e ndjekur mund ti shkaktojë kompanisë Volvo humbjen e disa prej klientëve që pëlqejnë shpejtësitë e larta.

Por nga ana tjetër do të hapë mundësitë për të fituar prindër që duan makina në të cilat fëmijët e tyre të jenë sa më të sigurt.