Volvo me kufizime në shpejtësi, asnjë makinë e re nuk do të ecë më shpejt se 180 kmh

armir 0

Volvo ka njoftuar se asnjë makinë e re nga kjo kompani nuk do të lëvizë më shpejt se 180 kilometra në orë. 

Makinat e prodhuara suedeze nuk do të lëvizin më shpejt. Ndërsa treshja gjermane (BMW, Mercedes dhe Audi) njoftojnë se nuk kanë ndërmend të kufizojnë shpejtësinë e automjeteve të tyre.

“Ne mendojmë se në të vërtetë nuk ka asnjë arsye që dikush të drejtojë më shpejt se 180 km në orë. Të gjithë po flasin për rreziqet e shpejtimit dhe askush nuk po bën asgjë”, shpjegoi Malin Ekholm, drejtori i Qendrës së Sigurisë Volvo, në një intervistë për Autocar.

Kompania Volvo mendon se edhe sot kënaqësia e drejtimit mund të arrihet në mënyra të tjera sesa domosdoshmërisht me makina që shkojnë më shpejt se 200 km në orë.