Volvo mendon për oqeanin, krijon produkte të cilat ndihmojnë në pastrimin e tij

armir 0

‘’Muri i Gjallë’’ të cilin kompania Volvo ka ndërtuar në portin e Sydney është projektuar për të luftuar ndotjen e oqeanit.

Kompania ka bashkëpunuar me Institutin e Shkencave të Marinës dhe Laborationin e Shkëmbinjëve Nënujorë të Sydney për të sjellë në jetë këtë projekt.
Ky mur në det është ndërtuar nga pllaka betoni të cilat janë krijuar nga një printer 3D.Pamja e këtyre pllakava imiton strukturën e rrënjëve të pemëve të cilat janë të atij vendi.

Volvo shpreson që pllakat do të tërheqin organizmat filtruese detare në mënyrë që ato të filtrojnë mbetjet oqeanike dhe ti nxjerrin jashtë oqeanit. Kompania thotë që misioni i tyre i momentit është që të krijojnë një të ardhme më të pastër për brezat pasardhës.
Efektiviteti i këtyre pllakave do të monitorohet nga kërkuesit gjate viteve në vijim.