Volvo sfidon gjigandët e prodhimit të automobilave, së shpejti nis elektrifikimi i të gjithë makinave të saj

ardita 0

Kur të lançojë modelin e saj Volvo S60 T8 Polestar gjatë vitit të ardhshëm, kompania suedeze do të jetë shumë afër përmbushjes së synimit të tyre për të elektrizuar të gjitha makinat në më pak se një dekadë, ndërsa ka nisur në vitin 2011 me një model të vogël wagon e së shpejti do të prodhojë nga një veturë komplet elektrike për çdo model të tyre.

Përfaqësuesit e kompanisë Volvo thonë se të gjitha modelet e saj do të ofrohen edhe hibrid, ‘hibrid plug-in’ apo komplet elektrike nga 2019-ta.

Edhe pse vargu i modeleve të Volvo’s është relativisht i vogël krahasuar me prodhuesit e tjerë të makinave, ata mbulojnë pothuajse çdo segment të modeleve: crossover, sedan, madhësisë së madhe, të mesme, të vogël e wagon.

Volvo tani për tani ofron tre versione hibrid, T8 Twin Engine i cili ka njërin motor 2.0 litërsh supercharged me benzinë që punon në bashkëpunim me atë elektrik 10.4 kwh me bateri nga litiumi në modelet si XC90, XC60, S60 e V90.

Ka edhe motorin e ri T6 Twin Engine me motor 2.0 litërsh turbo e tjetrin elektrik 10.4 khw në modelin V60 e S60.

Dhe po ashtu të tretin T5 Twin Engine për modelet më të vogla të Volvos, si XC40.

This post is also available in: English