Volvo shkëlqen, Porsche dhe Audi pësojnë rënie.

liridona 0

Audi dhe Porsche po vuajnë rënie të ndjeshme të shitjeve këtë fillim viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të mëparshëm. Prodhuesit e makinave kanë regjistruar rënie prej 27% dhe 42% respektivisht.

Kjo rënie është shoqëruar me një efekt të kundërt në markën Volvo e cila ka pasur një rritje prej 80%. Kjo rritje i dedikohet modelin të ri të lançuar Volvo XC40.

Gjithashtu edhe marka Jaguar Land Rover ka pasur rënie, pavarësisht se jo aq të madhe sa dy markat e tjera.

Një trend tjetër ka qenë rënia e interesit për makinat me naftë, ku rregjistrimet kanë rënë me 20.1%. Ndërkohë makinat me benzinë kanë pasur rritje me 7.3%. Ndërsa makinat hibride dhe elektrike duket se po ruajnë pozitën e tyre, me rritje prej 26.3%.