Volvo XC90 “E Blinduar” peshon 4.5 ton, dhe është një çmenduri

liridona 0

Kjo që shihni në foto është një Volvo XC90 “E blinduar”, kundër plumbave.

Ajo është shumë e rëndë, peshon 4,490 ton. Motori 2.0-litër super dhe turbo- charger me katër cilindra, është i lidhur me sistemin e drejtimit me të gjitha gomat aktive T6 AWD.

XC90 ka një pllakë armature çeliku 10 mm të trashë, dhe xhamat 50 mm të trashë. Ka një nivel mbrojtjeje VR8, që do të thotë se ka rezistencë balistike 360 gradë si dhe rezistencë ndaj shpërthimeve.

Ka një dalje emergjente në pjesën e pasme e fshehur pas ndenjëses së pasme të midisit, dyer të përforcuara si dhe ka një fikëse zjarri në platformën e motorit.

Volvo nuk ka zbuluar detaje më shumë se kaq, por shënon se motori është i njëjtë me XC90 të rregullt. Bëhet fjalë për motorin me 316 kuaj fuqi.

Volvo XC90 E Blinduar është një XC90 e zakonshme, që prodhohet njësoj të tjerat, dhe më pas dërgohet në Brazil për të shtuar mbrojtjen kundër plumbave kryesisht.