Volvo XC90 paraqitet me teknologjinë e Formula 1

ardita 0

Që kur Volvo prezantoi gjeneratën e dytë XC90 në vitin 2015, ne kemi qënë jashtëzakonisht të impresionuar. 

Varianti më i fuqishëm i modelit XC90 është modeli hibrid me motor Twin T8, i cili prodhon 400 kuaj fuqi. Tani Volvo ka përditësuar modelin XC90 të vitit 2020 dhe ka shtuar sistemin e frenimit të rimëkëmbjes së energjisë kinetike të Formula 1.

Kjo është diçka e mirë pasi tani mund të blesh një SUV luksoz me teknologji nga F1. Volvo thotë se sistemi i ri i rimëkëmbjes së energjisë do të shitet nën simbolin e saj të ri ‘B’. Në një njoftim për shtyp, Volvo tha, “Futja e makinave të reja XC90 ‘B’ përfaqëson një hap të madh për kompaninë drejt ambicieve të saj të elektifikimit.”

Gjithashtu Volvo do të ofrojë sistemin në të gjitha makinat e Serise 60 dhe 90, që do të thotë se modelet e tjera si S60, V60, S90 dhe XC60 do të kenë variantet e tyre të markës ‘B’.

This post is also available in: English