VW, Mercedes, Porsche e Lamborghini – veturat mbresëlënëse nga panairi i veturave në Frankfurt

ardita 0

Panairi i veturave ‘Frankfurt Motor Show’ është duke u mbajtur në një kohë kur industria automobilistike është në një sfidë rreth së ardhmes.

Prodhuesit janë duke u përballur me rritjen e tensioneve tregtare e rritjen e rregulloreve mjedisore në të gjithë botën.

Por prapë ata kanë gjetur mënyrë për të prezantuar disa vetura që kanë tërhequr vëmendje mjaftë të madhe.

Më poshtë janë veturat më të mira të prezantuara në këtë panair, sipas CNN.

Volkswagen ID

Kjo është vetura e parë nga modelet elektrike ID të VW, e cila shihet si përpjekje e tyre për t’u bërë një nga kompanitë me rolin më të madh në veturat elektrike, ndërsa mban logon më të thjeshtë të Volkswagenit.

Honda E

Honda E vjen me një dizajn shumë modern por të bazuar në Honda Civic të 1970-ës. Pasqyrat anësore janë zëvendësuar me kamera, me një dizajnë super të thjeshtë nga jashtë në përpjekje për t’u bërë veturë urbane e cila përshkon deri në 200 kilometra me një mbushje të baterive, ndërsa do të dalë në shitje gjatë vitit të ardhshëm në Evropë.

Mercedes-Benz Vision EQS

Prodhuesi gjerman i veturave ka prezantuar një model sedan luksoz, i gjithi elektrik, i quajtur Vision EQS.

Porsche Taycan

Porsche ka zbuluar modelin krejtësisht elektrik Taycan disa ditë para fillimit të panairit të Frankfurtit, por aty ishte mundësia e parë e shumicës së gazetarëve për ta parë atë nga afër.

Lamborghini Sian

Sian, vetura e parë hibride nga Lamborghini, është një veturë ‘gjysmë-hibride’ që do të thotë se nuk mund të vozitet vetëm me energji elektrike. Motori V12 i kësaj veture e kryen shumicën e punës, ndërsa bateritë e tij vetëm se kanë shtuar fuqinë për 10%. Me një çmim fillestar prej 2 milionë dollarë, ky lloj modeli do të prodhohet vetëm në 63 ekzemplarë.

BMW Koncept 4

BMW ka prezantuar një model të quajtur Koncept 4, i cili në të ardhmen mund të ofrohet si version hibrid i serisë 4 të BMW-së.

Land Rover Defender

Land Rover pas shumë vitesh ka lansuar Defenderin me një dizajn revolucionar e me teknologji moderne.

Cupra

Cupra është një veturë e orientuar në performanca të larta e me shumë stil, e cila u largua së fundi nga Seat-i, për t’u bërë emër në vete.

Kjo veturë është një SUV crossover elektrik e cila ka dy motorë, njërin te rrotat e para e tjetrin në rrotat e pasme.

Audi Al

Audi Al është një koncept ku dizajnuesit e saj e kanë imagjinuar të ardhmen e veturës gjysmë-autonome për terrene të vështira rrugore.

Byton M-Byte

Byton është një kompani me bazë në Kinë e krijuar nga ish-ekzekutivët e Nisanit e BMW-së, e të cilët kanë prezantuar veturën e parë të tyre në këtë panair të quajtur M-Byte. Kjo veturë ka ekrane kompjuterike nga të gjitha anët, një madje është i montuar në timon të veturës.