W Motors prezanton supermakinën Fenyr Supersport, ja sa kuaj fuqi ka

Kompania Emirate e supermakinave W Motors do prezantojë modelin Fenyr Supersport në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood.
E prezantuar më pare në Motor Show Geneva gjatë muajit Mars, ky model përdor një motorr 3.8 litërsh turbocharged të ndërtuar nga Ruf dhe kap 800 kuaj fuqi.
Shpejtësinë fillestare nga 0-100km/orë e kap për një kohë prej 2.7 sekondash dhe shpejtësi maksimale është 400.7 km/orë.
Fenyr Supersport është bashkë ndërtuar me kompaninë specialiste Italiane të motorrave Magna Steyr. Është e përbërë prej fibrash karboni me aerodinamikë aktive dhe peshon rreth 1350 kg.
Vetëm 25 makina të tilla prodhohen në vit.
This post is also available in: English