Zbulohen detajet e reja të modelit Honda E

ardita 0

Prototipi Honda E u prezantua në panairin e Gjenevës dhe thuhet se versioni serik nuk do të ndryshojë shumë nga ky prototip.

Honda ka bërë të ditur se makina e re urbane që do të shfaqet më vonë këtë vit për shitje, do të përdorë bateritë litium-jon me kapacitet prej 35.5 kWh. Bateritë janë të vendosura në qendër të makinës, në mes të rrotave të përparme dhe të pasme, dhe inxhinierët e Honda arritën shpërndarjen ideale masive në boshtet, 50:50.

Ende nuk është zbuluar fuqia totale e modelit Honda E, por dihet se është e disponueshme me sistemin e tërheqjes në rrotat e pasme.

Gjithashtu, Honda njoftoi se bateritë mund të ngarkohen duke përdorur ngarkuesin Tipi 2 AC si dhe ngarkuesin e shpejtë “CCS2 DC”, në sajë të cilave bateritë mund të ngarkohen deri në 80% brenda gjysmë ore.

Prodhuesi japonez thotë se me vetëm një mbushje të baterive, Honda E mund të udhëtojë rreth 200 milje, e cila është e mjaftueshme për përdorim të përditshëm në zonat urbane, por për ekskursione më të shkurtra jashtë qytetit.