Zbulohen fotot e BMW 8 Series kabriole përpara debutimit zyrtar të saj

ardita 0

Përpara debutimit zyrtar të BMW 8 Series kabriole, nëpër rrjetet sociale janë publikuar disa foto të makinës.  

Nga fotot shihet fare qartë se dizajni i modelit kabriole është shumë i ngjashëm me modelin coupe 8 Series. Për konsumatorët do të jetë në dispozicion versioni M850i xDrive me motor benzine V8 “twin-turbo” 4.4 litersh, që prodhon 530 kuaj fuqi. Gjithashtu do të jetë në dispozicion versioni me naftë 840d xDrive me motor të rregullt  3.0 litërsh dhe që prodhon 320 kuaj fuqi.

Marka gjermane BMW, përpara se të prezantojë zyrtarisht 8 Series kabriole, kompania do të zbulojë gjithashtu modelet ‘3 Series Saloon’, ‘Z4 roadster’ dhe SUV-in X7.