Zbulohet çmimi dhe specifikat e Audi Q7 të ri

ardita 0

Audi më herët ka zbuluar çmimin e versioni të përditësuar të Q7-shit 2020 crossover me gjashtë cilindra ndërsa tani ka zbuluar çmimin dhe specifikat e modelit fillestar me katër cilindra të këtij modeli.

Ashtu siç pritej, Audi Q7 i ri me katër cilindra me motor 3.0 litërsh V6 turbocharged do të kushtojë më lirë, duke filluar nga 51 mijë euro ndërsa versioni më i përditësuar i tij kushton 54 mijë euro.

Audi ka zbuluar edhe Q7 45 TFSI i cili ka motorin 2.0 litërsh me benzinë që prodhon 248 kuaj fuqi si dhe një version të tij V-6 me 335 kuaj fuqi.

Sa për krahasim, konkurrenti i Q7-shit, BMW X5 i ri edhe pse nuk ka të gjitha rrotat aktive e me 335 kuajfuqi, kushton 55 mijë euro.