Zbulohet data se kur Hennessey Venom F5 do të dalë në shitje

Admin 0

Kur Hennessey e prezantoi projektin e makinës Venom F5 në Monterey të gjithë pjesëmarësit u mahnitën me motorrin e saj V8 e cila ishte në gjendje të prodhonte 1600 kuajfuqi. Në atë kohë John Hennessey zbuloi objektivin e Venom F5 e cila ishte të vendosnin rekordin e shpejtësisë maksimale prej 300 miljesh në orë.  Por në atë kohë nuk u dha ndonjë datë e saktë se kur kjo makinë do të prezantohej apo se kur do të dilte në shitje.

Mirëpo gjatë një interviste për Top Gear John Hennessey ka zbuluar detaje të reja rreth makinës së re. Në fillim ai e përjashtoi mundësinë që Venom F5 të ketë motorr elektrik edhe në të ardhmen. Ai gjithashtu deklaroi se nëse gjërat ecin sipas planit makina e re do të ndërtohet në qershor ndërsa në muajin gusht mendohet që të prezantohet në evenimentin e Pebble Beach. Ai gjithashtu deklaroi se nga muaji shtator deri në fund të vitit kompania do të kryejë testet e shpejtësisë dhe në vitin 2020 mendohet që të dorëzohet tek ata të cilët e kanë blerë këtë makinë që përpara se të ndërtohej.

This post is also available in: English