Zbulohet emri i crossover-it më të ri nga Huyndai (Video)

ardita 0

Hyundai ka njoftuar se do të prezantojë crossoverin e ri në Nju Jork ‘Auto Show’ që do të zhvillohet në muajin Maj.

Modeli në fjalë ka një emër shumë të veçantë, quhet ‘Venue’ që në gjuhën angleze nënkupton vendtakim apo vendngjarje. I dedikohet banorëve të rinj urbanë që ende nuk kanë shumë të ardhura. Kompania nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për modelin e saj të ri, gjithçka që dihet është se do të ketë një kabinë të vogël dhe që nuk do të jetë shumë i kushtueshëm. 

Për sa i përket makianve të Crossover, kompania Hyundai tradicionalisht i ka emëruar në bazë të vendeve të ndryshme si psh: modeli Tuscon është emëruar si një qytet që ndodhet në Arizonë, 
modeli Santa Fe emëruar si qyteti që ndodhet në Meksikë, Santa Cruz është një zonë në Kaliforni etj.