Zbulohet emri që do të ketë Jeep Scrambler i ri

ardita 0

Pritet që Jeep Scrambler të prezantohet në Los Anxhelos ‘Motor Show’ në fund të këtij muaji por deri më tani kemi menduar se emri i saj do të ishte Scrambler.

Por sipas një forumi të fansave të Jeep, ky emër është zëvendësuar me Gladiator por kompania akoma nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë. Mirëpo duket se është zbuluar emri që do t’a ketë Scrambler, pasi është kapur imazhi nga një postim i bërë në faqen e Jeep.

‘2020 Jeep Gladiator’ ishte shkruar në postimin e bërë nga Jeep, e cila më pas u fshi por jo aq shpejt sa duhet. Herën e fundit që e ka perdorur Jeep këtë emer ishte në vitin 2005 kur Gladiator e quajti konceptin që do të zëvendësonte modelin Wrangler por që kurrë nuk hyri në prodhim.