Zbulohet koncepti i veturës elektrike Dacia Spring – i bën 200 kilometra me një mbushje

liridona 0

Dacia edhe zyrtarisht po i bashkëngjitet tregut të veturave elektrike duke e zbuluar modelin Spring.

Ndonëse teknikisht është vetëm një koncept, në thelb është një version i Renault City K-ZE që është lansuar në Kinë gjatë vitit të kaluar.

Nëse veç i hiqni pjesët e theksuara me ngjyrë fluroshente të portokallt dhe disa ndryshime tjera, atëherë në parim është vetura e njëjtë.

 

Ky koncept i ri pritet të bëhet vetura elektrike me çmimin më të volitshëm në Evropë, duke ofruar çmim më të lirë sesa veturat tjera elektrike siç janë ajo Volskwagen e-up!, SEAT Mii Electric dhe Skoda Citigo iV.

Megjithëse ende mbetet mister çështja e baterisë së veturës Spring, deri tani dihet se do të ketë mjaftueshëm sa për t’i bërë 200 kilometra me një mbushje.

Vlen të ceket se ende nuk janë në dispozicion imazhet e enterierit të veturës Spring, por mos u befasoni nëse kabina do të jetë e ngjashme me versionin kinez. Varianti i Renault ka një sërë instrumentesh digjitale dhe kontrollorë të thjeshtë për ngrohje dhe ventilim, ndërsa dizajni i timonit është shumë i thjeshtë.Dacia pritet që ta ketë në shitje crossover-in Spring në fillim të vitit të ardhshëm, por në tregje të caktuara evropiane.