Zbulohet koncepti Lexus LC kabriole, përpara debutimit zyrtar në Detroit ‘Motor Show’

ardita 0

Lexus ka zbuluar konceptin LC kabriole përpara debutimit të tij publik në Detroit “Motor Show”.

Përpara disa muajsh ishte thënë se do të ketë një makinë të tillë nga kjo linjë prodhimi, por nuk ka patur asnjë konfirmim zyrtar, pasi kompania më shumë është marrë me LC F Coupe.

Edhe pse asgjë nuk ishte konfirmuar një javë para se të fillojë Detroit “Motor Show”, Lexus befasoi me një prezantim të papritur. Deri më tani gjithçka është në fazën e konceptit, akoma nuk ka marrë dritën e gjelbër për prodhim.

Lexus nuk ka bërë të ditur se çfarë do të ketë nën kapak por pritet të ketë një motor V8, 5.0 litërsh. Shumë detaje do të zbulohen në panairin e parë për këtë vit, që do të mbledhë shumë prodhues të rëndësishëm.