Zbulohet makina më e shpejtë botë dhe është elektrike!

liridona 0

Është makina më e shpejtë e lejuar të qarkullojë në rrugët dhe vjen nga Italia e Pininfarina. Dhe kur konkurrentët tuaj janë Ferrari dhe Lamborghini, kjo ta shton edhe më tej vlerën e krenarinë.

Por të jesh makina më shpejtë në botë ka një çmim. Makina kushton 2 miliardë dollarë. Dhe mbase detaji më interesant i gjithë kësaj historie me makina të shpejtë është se PininfarinaBattista është makinë plotësisht elektrike.

Ja disa detaje:

  • 0-100 km/h në më pak 2 sekonda
  • 0-300 km/h në 12 sekonda
  • 400 km/h shpejtësi maksimale
  • 450 kilometra jetëgjatësi baterie

Makina ka plot 1,900 kuaj fuqi, dyfishin e asaj që ka një makinë Formula 1. Një makinë normale ka mes 85 deri në 150 kuaj fuqi.

Gjithë kjo fuqi është çmenduri. Battista nuk është hiper makina e vetme e prezantuar në Gjenevë. Rimac Concept Two dhe Tesla Roadster kanë shtyrë drejt limiteve teknologjinë e makinave me bateri.

Makina vjen nga një prodhues si Automobili Pininfarina që ka vetëm një vit nga themelimi. Është një degë e Pininfarina, shtëpisë legjendare Italiane të dizajnit të makinave.

Në 2015-ën kompania u ble nga konglomerati Indian Mahindra Group. Makinat elektrike janë e ardhmja me Mahindra dëshiron që hyjë në tregun e masave ashtu si edhe Tesla.

Makina merr emrin Battista nga themeluesi i Pininfarina Battista “Pinin” Farina. Ajo nuk do të jetë e vetmja e prodhuar nga automobili Pininfarina.

Kompania ka në plan të sjellë disa makina elektrike që nga veturat, makinat sportive madje edhe të punës.