Zbulohet super jahti “Tuhara”, dizajni i tij unik ka formën e një kanoe (115 metra)

ardita 0

Ka zbuluar konceptin e tij për super jahtin 115 metra të gjatë të quajtur Tuhara, dhe është frymëzuar nga kanoet Polineze dhe nga lundertarët e Maori-t.
Lobanov Design është përgjegjës për dizajnimin e saj të jashtëm i cili është unik, ai gjithashtu ka projektuar jahtin “Jubilee” 110 metra të gjatë, ndërsa pjesa e brendshme është krijuar nga Achille Salvagni.

Ky jaht që ka formën e një kanoe përmban një sërë pajisjesh teknologjike shumë moderne  –  për shembull  dritaret janë bërë me një lloj materiali i cili nga përjashta nuk lejon që të duket gjë, ndërsa kur je brenda  saj mund të shikosh gjithçka që ndodhet jashtë dhe mund të shijosh pamjen spektakolare të perëndimit të diellit.

Dizajni i brendshëm i krijuar nga Salvagni është pothuajse aq mbresëlënës sa edhe dizajnimi i jashtëm.
Sistemi që është instaluar në bord është në gjendje të monitorojë sjelljet në jaht dhe rregullon automatikisht muzikën, temperaturën etj.

Ky jaht super fantastik ka edhe një dhomë kinemaje, nje kuzhine shume luksoze, Spa etj.

Lini një Përgjigje