“ZVZB” fillon bisedimet me Volkswagenin i cili akuzohet nga 444 mijë klientë për mashtrim

ardita 0

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen dhe organizata gjermane e konsumatorëve “ZVBZ”, deklaruan se kanë filluar bisedimet mbi një padi lidhur me skandalin e emetimeve të gazrave.

Kjo do të rrisë mundësitë e afërsisht 444 mijë paditësve që marrin pjesë në proces në Gjykatën e Lartë Rajonale Braunschweig, për pretendime kundër VW në lidhje me zhvlerësimin e veturave të tyre.

“Qëllimi i përbashkët i ‘ZVZB’ dhe Volkswagen, është një zgjidhje pragmatike në interes të klientëve”, thuhet në njoftim, ku po ashtu sqarohet se bisedimet ishin në fazë të fillestare.

Kryetari i gjykatës Michael Neef sugjeroi që palët të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e problemit.

“ZVZB” përfaqëson interesat e shumë pronarëve të veturave. Ata mendojnë se janë mashtruar nga prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen, pasi zbuluan se emetimet e veturave të tyre janë shumë më të larta sesa u deklaruan.

Ata po kërkojnë kompensim për automjetet.